Regjistrimi i popullsisë

“Regjistrimi i popullsisë si temë gazetareske”, doracak për raportim përgjegjës për regjistrimin

Sot është promovuar doracaku për gazetarët “Regjistrimi i popullsisë si temë gazetareske”. Qëllimi i këtij doracaku është që të ndihmojë në raportimin e edukuar me përgjegjësi shoqërore për regjistrimin e popullsisë dhe në avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi është që të ngritim “pluhur” në opinioin publik nëpërmjet gazetarëve për fillimin e këtij aksioni statistikor dhe të njëjtën të mos e transferojmë në ndodhi politike, ashtu siç ka tendencë shoqëria jonë. Doracaku është për gazetarët, me qëllim që t’i theksojë të gjithë ato palët tjera të regjistrimit, përveç të dimensionit politik e cila është shumë e theksuar, përveç asaj të dimensionit politik që është më e theksuar në vendin tonë, pasi që te ne regjistrimi i popullsisë politizohet, dhe nuk i jepet rëndësia e saj për numërimin e dy komuniteteve më të mëdha, shqiptare dhe maqedonase”, tha Jasna Baçovska, autor i doracakut dhe profesor i rregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në UKM.

Ajo shtoi se me këtë doracak do të mundësohet që të kthehet kujdesi i gazetarëve dhe të nxitet një shoqëri e përgjegjshme gazetareske, që të bëhet trysni në opinion që sa më shpejtë të bëhet regjistrimi i popullsisë.

Drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski, ka rekomanduar që gazetarët në mënyrë rigoroze ta respektojnë atë që shkruhet në doracak, me qëllim që të parandalimi transmetimi i informatave të gabuara.

Regjistrimi është statistikor, dhe jo aksion politik, thuhet mes tjerash në doracak.

“Përveç asaj që shoqëria jonë ka një sërë probleme demografike, si për shembull të uljes së zërave të natalitetit dhe rritje natyrore, plakje demokratike, ikje të popullsisë së re e aftë për punë, polarizim të zhvendosjes hapësinore, migrim nga një pjesë e lagjeve të disa fshatrave., mediat shkruajnë vetëm për momentin etnik dhe problemet rreth asaj”, shkruhet në doracak.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.