Rezultatet nga sondazhet zgjedhore mediat mund t’i publikojnë më së voni deri më 9 korrik

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike (ASHAAVM) i përkujton radiodifuzerët që rezultatet nga hulumtimet mbi mendimin publik lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në pajtim me Kodin zgjedhor mund të publikohen më së voni pesë ditë para datës së përcaktuar për zgjedhjet, përkatësisht më së voni deri më 9 korrik 2020 ora 24:00, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë publikimit të rezultateve nga hulumtimet e mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, mediat janë të obliguara t’i paraqesin të dhënat për emrin e porositësit i cili e ka kërkuar dhe e ka paguar hulumtimin, institucionin që e ka zbatuar hulumtimin, metodologjinë e aplikuar, madhësinë dhe strukturën e mostrës së hulumtuar dhe periudhën në të cilën është zbatuar hulumtimi,” informojnë nga ASHAVM.

Nuk lejohet të publikohen rezultatet nga hulumtimet e mendimit publik të zbatuara në ditën e zgjedhjeve para mbylljes së vendvotimeve.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.