SHGM dhe KEMM dënuan sjelljen e ministres Mizrahi ndaj A1on

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) reagojnë ndaj qëndrimit injorant të Ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, ndaj reporterëve të A1on. Ministrja ka dërguar demant tek redaksioni, plot akuza dhe shpifje për tekstin me titull: “Mizrahi emëroi këshilltaren e Gruevskit si shef të kabinetit të saj”, publikuar nga mediumi A1on, njofton Portalb.mk.

Në reagimin e saj, Mizrahi akuzoi mediumin se ka publikuar tekst të njëanshëm, plot gënjeshtra dhe spekulime, por ajo në thelb nuk i mohoi lajmet, por përkundrazi e kualifikoi dhe etiketoi mediumin, duke shprehur mospajtim me politikën editoriale dhe mënyrën e prezantimit të lajmit. Përveç kësaj, ajo ka akuzuar portalin se është në vi me partinë politike LSDM, e cila atë ditë pati një deklaratë për temën e njëjtë. Duke vepruar kështu, Mizrahi ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm për një ministër, i cili gjithashtu mund të kuptohet si përpjekje për të bërë presion në mediat dhe për të imponuar vetë-censurimin.

Theksojmë që nëse ministrja mendon se ndonjë gazetar apo media nuk ka respektuar standardet profesionale dhe etike, në atë rast ajo mund të paraqet rastin në KEMM ose në Këshillin e Nderit në SHGM si dy organe vetë-rregulluese.
SHGM dhe KEMM u bëjnë thirrje zyrtarëve publik, dhe në veçanti përfaqësuesve të Qeverisë, të përmbahen nga etiketimet dhe mohimet e pabaza që në ndonjë mënyrë mund të interpretohen si kërcënime dhe përpjekje për të ndikuar në politikën editoriale të mediave.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.