Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot përmes kumtesës informon se në javët e kaluara ka monitoruar me kujdes punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) në pjesën e veprimit kundër transmetuesve për shkeljet e mundshme të rregullave të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Me kërkesën e disa prej mediave kundër të cilave filluan procedurat për shkeljen e heshtjes zgjedhore, theksojnë, kanë pasur avokat të pranishëm që ka ndjekur procedurën gjyqësore, në të cilën Gjykata e shkallës të parë ka vendosur në favor të mediumit, raporton Portalb.mk.
Me qëllim të njohjes më të afërt me situatën, SHGM në kontakt me menaxhuesit dhe gazetarët të TV Telma i cili ishte një ndër mediat e përfshira kundër të cilit ishte ngritur padi penale, por edhe me menaxhuesit e ASHMAA,
ndërsa gjatë ditës së djeshme, u dorëzua informacion me shumë hollësi.
“Duke ndjekur procesverbalet zyrtare publike për punën e Këshillit të ASHMAA, vlerësojmë që drejtori i ASHMAA, Zoran Trajçevski në seancën e 27-të të Këshillit, të mbajtur më 15.07.2020 në pjesë të shpjegimeve të tij për ngritjen e padive penale kundër TV Telmës dhe Alsat M u përpoq të ndikojë në këshilltarët për të marrë vendim në dëm të mediave duke përdorur kualifikimet dhe konstatimet personale, pa siguruar prova. Sipas procesverbalit, ai shfaq bisedat telefonike që ka pasur me mraxhuesit dhe gazetarët në të dy televizionet, që është mënyrë e pazakontë e komunikimit, ndërsa jep kualifikimet e tij subjektive. Kjo ndikon negativisht në imazhin e këtyre gazetarëve dhe redaktuesve, gjë që është e papranueshme për kreun e një agjencie rregullatore”, kumton SHGM.
Për më tepër, shtohet, ai tregoi se ai kishte një paraqitje nga një drejtor i njërit prej pesë televizioneve (TV Sitel, TV Kanal 5, TV Telma, TV Alsat M ose TV Alfa), pa treguar se nga cili televizion dhe thotë se ndaj këtij drejtori “Kishte bërë presion të ashpër nga ana e partisë në pushtet për të publikuar konferencë për media të ministrit Filipçe sepse gjoja do të sillte pika të mëdha politike”. Trajçevski, thuhet në deklaratë, shtoi në procesverbal se “ky televizion e refuzoi kërkesën ashtu siç vepruan 115 media në vendin tonë, përveç këtyre dy mediave (Telma dhe Alsat) të cilat dëshirojnë ta prezantojnë veten profesionalisht, kurse Agjencia se punon tendencialisht kundër interesi publik “.
Me kërkesën e SHGM-së që të kenë qasje te provat që dëshmojnë për këtë lloj presioni, nga ASHMAA, theksohet, u kanë thënë se për presionin e supozuar ndaj drejtorit të përmendur të televizionit kombëtar është njoftuar Delegacioni i BE-së në Shkup, si dhe kryeministrin teknik Oliver Spasovski.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.