Këshilli Programor i RTVM-së në seancën e mbajtur më 6 shkurt e ka zgjedhur Bordin e ri Mbikëqyrës të RTVM-së me mandat prej 5 vjetëve. Ashtu siç theksohet në vendim e publikuar në ueb-faqen e RTVM-së, mandati i anëtarëve të Bordit fillon më 5 mars. Një pjesë e anëtarëve, kanë qenë edhe mandatin paraprak të servisit publik që duhet të kryejë mbikëqyrje të punës materiale-financiare.
Në Bordin e ri janë zgjedhur Darko Stefanovski, Lupço Zoreski, Nikolla Gjorçev, Marina Dimovska, Kostadin Tasevski, Bekim Adili dhe Bekim Shaqiri. Të dhënat prej Opendata.mk të Qendrës për komunikime Qytetare tregojnë se një pjesë e anëtarëve morën edhe një mandat në këtë organ të RTMV-së me vendimin më të ri të Këshillit Programor. Sipas analizës së tyre pagat (kompensimet) e anëtarëve janë rreth 400 euro.
Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) paraprakisht dolëm me reagim se mandati i anëtarëve të Këshillit Programor të RTVM-së është i skaduar në dhjetor të vitit 2019, edhe pse Kuvendi me ndryshimet në Ligjin për AShMAA në vitin 2018-të u mundësoi të vazhdojnë ta kryejnë funksionin deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Programor. Zgjedhja e Këshillit të ri Programor me muaj është i bllokuar në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, ku pushteti dhe opozita nuk munden të merren vesh për përbërjen e këtij organi.