Petrov: Ritmi i shpejtë edhe nga mediat më të mira bën transmetues të dezinformatave

Angel Petrov është redaktor i faqes bullgare të lajmeve “Dnevnik“ dhe magjistër i shkencave politike. Në gazetari është tashmë 11 vjet; fillimisht ka punuar për stacionin televiziv kabllor kombëtar të Bullgarisë “Eurocom” dhe më vonë ishte kryeredaktor i “Novinite.com”, një faqe lajmesh në gjuhën angleze nga Bullgaria dhe rajoni, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Petrov thotë për veten e tij se edhe profesionalisht, por edhe si interes privat, ai i përcjellë nga afër zhvillimet në Ballkan, Rusi dhe vendet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe në Turqi dhe Lindjen e Mesme. Si njeri i cili i njeh mirë zhvillimet jo vetëm në vendin e tij, por edhe në rrethinë, e pyetëm për situatën me lajmet e rreme, dezinformatat në Bullgari si dhe ku duhet të kërkohen burimet e lajmeve të tilla.

Në përgjithësi, cilat janë manipulimet më të mëdha dhe temat e dezinformatave në Bullgari?

“Shumë shpesh, lajmet e tilla kanë qenë tradicionalisht të ndërlidhura me gjeopolitikën, Shtetet e Bashkuara, Rusinë ose Turqinë … Si shembull,  po ju një titull qesharak:”Bullgaria e fton Erdoganin më 3 Mars, ditën e çlirimit të saj nga Perandoria Osmane”. Por vitet e fundit, përqendrimi ka qenë shpesh tek vlerat. Ndërsa ndonjëherë këto dy fusha mbulojnë njëra tjetrën. Shembull: “BE ndalon pagëzimin” (ky dezinformim është shpërndarë me bujë të madhe edhe në rrjetet sociale edhe në disa media).

Sidoqoftë, vitet e fundit ka pasur pak gjëra që dëmtojnë më shumë sesa ato që janë drejtuar kundër vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut dhe të cilat promovojnë lloje të caktuara të ideologjive dhe nxisin urrejtje për qëllime parazgjedhore. Kjo ndodhi gjatë krizës me migrantët, kur gjatë ardhejse së shumë migrantë në Evropë përhapeshin informacione për mizoritë ” (që nuk kishin ndodhur) nga “refugjatët” (kjo fjalë përdorej me vetëdije për të denigruar të ardhurit edhe kur nuk ishin të tillë), pastaj për komplot në nivel qeveritar për “akomodim të migrantëve” në regjionet e zbrazura.

E njëjta gjë ndodhi me Konventën e Stambollit, kur një dokument i zakonshëm për të luftuar dhunën në familje u kthye mbrapsht dhe u paraqit si derë e vogël për njohjen e gej-martesave, edhe atë përmes një orteku lajmesh të rreme të krijuara nga (dhe për) njerëz që nuk e kanë lexuar dokumentin, por që e shpikën termin që absolutisht nuk ekziston “ideologji gjinore” të imponuar nga “liberalizmi perëndimor që dëshiron të shkatërrojë Evropën e krishterë dhe Bullgarinë”. Për shkak të këtyre gënjeshtrave aq të hapura, të cilat rezultuan në protesta, Bullgaria refuzoi ta ratifikojë Konventën e Stambollit.

A kanë autoritetet në Bullgari ndonjë plan për të luftuar dezinformatat dhe transmetuesit e tyre? Sa janë ata aktivë në këtë drejtim, përkatësisht sa është bërë deri më tani në luftën kundër manipulimeve dhe dezinformatave?

– Nuk ka plan të centralizuar. Kishte një projektligj, i cili ngjalli dyshime për mundësinë që ai të përdoret si justifikim për sulme ndaj lirisë së fjalës, kundër të drejtës së gazetarëve për të mos e zbuluar identitetin e burimeve të tyre, etj.

Ka më shumë veprim ad hoc, tashmë kur plaga është hapur. Përsëri do të citoj një shembull me Strategjinë për Fëmijën: Pasi filluan protestat me pretendime se “Norvegjia do t’i merr fëmijët bullgarë” dhe pas një paniku masiv në Sliven, ministria e mirëqenies sociale ka shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur të shpjegojë se asnjë nga kjo nuk do të ndodhë. OJQ-të bullgare, në të njëjtën kohë, punojnë me partnerë evropianë në projekte individuale dhe platforma të tilla si “Euvsdisinfo.eu”, por edhe sipas disave, veprimet e autoriteteve janë më tepër reaktive sesa pro aktive.

Sa është Maqedonia e Veriut e pranishme në mediat bullgare?

– Fatkeqësisht, Maqedonia e Veriut është më së shumti e pranishme për çështje që e prekin edhe Bullgarinë dhe nuk i shqetëson shpesh mediat bullgare kur ngjarjet në atë vend janë jashtë këtij rrethi.

Sigurisht, kjo ndryshon me kalimin e kohës. Nëse, për shkak të krizës politike në mes të dekadës, ajo ishte e pranishme me episode në mediat e mëdha, serioze, në vitin 2017 natyrisht, ajo që ndodhte (përfshirë edhe “Të enjten e përgjakshme”) ishte temë qendrore tek ne. Marrëveshja e fqinjësisë, Marrëveshja e Prespës, për edhe ligji për gjuhët është transmetuar në detaje dhe jo vetëm një herë…. Vetëm që kjo shpesh ndodhte përmes paradigmës së zakonshme të interesit kombëtar bullgar ose (në rastin e ligjit për gjuhët) janë stereotipi se kishte marrëveshje për shqiptarizimin dhe islamizimin e Maqedonisë së Veriut.

Shumë pak flitet për çështje serioze që lidhen me ekonominë ose punën e ish-PSP-së përveç se kur u  përfshi emri i Orce Kamçevit. Megjithatë ngadalë por sigurt, mund të shihen tema të tjera: shoqëria, kultura dhe arti, probleme të përgjithshme si ndotja e ajrit, kanabisi…

Dhe sa shpesh Maqedonia e Veriut është subjekt i dezinformatave dhe manipulimeve në media? A ka pasur ndonjë ndryshim vitet e fundit për mirë apo për keq?

Manipulimet dhe dezinformatat më të shpeshta për Maqedoninë e Veriut nuk kanë të bëjnë me gënjeshtrat ose gjysmë të vërtetat. Problemet zakonisht janë të dy – që ndërlidhen me nxjerrjen e ngjarjeve atje jashtë kontekstit për shkak të citimeve nga media tjera ose për shkak të reagimeve emocionale ndaj temave që ndezin pasionet edhe në Bullgari.

Ndonjëherë kjo ndodh për shkak të leximit nga media të tjera dhe transferimit selektiv të materialit, intervistave (për fat të keq, kjo ndodh me lajme nga vendet e tjera). Një shembull i një interviste gjatë kësaj vere për televizionin Grek, në të cilin ministri përsëri përmend shumë herë gjatë kohës së Nikolla Gruevskit duke vjedhur histori (në kontekstin e antikizimit) u interpretua në këtë mënyrë: “Maqedonia e Veriut më në fund pranoi se vjedh histori!”

Fatkeqësisht, mediat bullgare shpesh përsërisin fjalët e ministrave, kryeministrit dhe të tjerëve, në mënyrë jo kritike, fjalë për fjalë – dhe pa i kritikuar. Ato mund të ndërlidhen me tema përtej pasioneve politike (për shembull, ekonomia – nëse kryeministri thotë se BPVB është dyfishuar në dy vjet dhe askush nuk e vë në dyshim – por mund të ndërlidhet edhe me Maqedoninë e Veriut). Kur autoritetet në Sofje flasin për “akte armiqësore” nga qeveria në Shkup dhe askush nuk pyet se cilat janë ato akte armiqësore, në fund vjen deri te dezinformata, sepse nuk ka kontroll, ndërsa në shoqëri mbetet ndjenja që Maqedonia e Veriut me siguri ka bërë diçka, madje edhe kur ajo gjë nuk është sigurisht ashtu.

Raste identike gjenden edhe në media në Maqedoninë e Veriut në lidhje me Bullgarinë. Ndonjëherë problemi është se ne ende nuk e njohim mirë njëri-tjetrin dhe përdorim burime të njëanshme të informimit, media jo cilësore përtej kufirit ose drejtpërdrejt serbe, ruse ose angleze.

Vitet e fundit ndryshimi jo gjithmonë ka qenë i njëanshëm – ndonjëherë është për mirë, herë të tjera ne bëjmë hapa të vegjël mbrapa. Megjithatë unë jam optimist.