Deputetët i miratuan ndryshimet ligjore në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale

Me 68 vota “për”, deputetët dje i miratuan ndryshimet e propozuara në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Kjo është hera e tetë me radhë që ky ligji pëson ndryshim që nga miratimi në vitin 2013-të. Në nenin e votuar 1, operatorëve të telekomit u mundësohet që t’i transmetojnë kanalet televizive të brendshme dhe të huaja në mënyrë dhe nën kushtet e rregulluara me nenin 143 nga Ligji, gjegjësisht me rregullim të të drejtave autoriale me televizionet dhe radiostacionet.

Gjatë kohës së diskutimit në komision, nuk janë dorëzuar amendamente nga ana e deputetëve për ndryshimet më të reja të ASHMAA-së. Megjithatë, në dokumentet kuvendore është theksuar se Oda Ekonomike ka dërguar shkresë me konkluzione, propozime dhe kërkesa për tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për ASHMAA. Televizionet dhe operatorët e telekomit kanë pikëpamje të kundërta rreth miratimit të ndryshimeve ligjore.

Asociacioni Mediatik Maqedonas, televizioneve private u ka thënë se ndryshimet në Ligjin për ASHMAA për ata është tërësisht i pranueshëm. Nga ana tjetër, operatorët e telekomit në vend kanë theksuar se nuk pajtohen me ndryshimet ligjore.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.