Qeveria në seancën e djeshme miratoi ndryshime dhe plotësime të Dekretit me forcë ligjore për aplikim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Për shkak të sigurimit të kushteve adekuate për informim të opinionit në këtë periudhë të pandemisë së shpallur, me këtë Dekret është përcaktuar detyrimi për riemitim, për serviset programore që veç më janë të regjistruar te rregullatori kompetent nga ana e operatorëve, thuhet në komunikatën e shërbimit qeveritar për shtyp, njofton Portalb.mk.
Njëkohësisht, me ndryshimet dhe plotësimet e Dekretit konstatohet që ka përfunduar periudha kohore në të cilët operatorët ishin të obliguar ta sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për riregjistrim të serviseve programore të cilat i riemitojnë dhe që operatorët duhet ta përmbushin obligimin që dokumentacionin e përcaktuar në mënyrë përkatëse ta dërgojnë në Agjencinë për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike, që duhet ta sigurojnë nga radiodifuzerët e huaj.
Operatorët, në anën tjetër, insistojnë që protesta përmes ndërprerjes së përkohshme prej rreth një ore të riemitimit të kanaleve vendase dhe të huaja televizive është legale. Ata premtojnë që shfrytëzuesit do të kompensohen në mënyrë adekuate në pajtim me obligimet ligjore. Nga Shoqata për teknologji informatike dhe komunikime, e demantojnë deklaratën e ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski që e kanë shkelur nenin 115 të Ligjit për komunikime elektronike.
“Si kompanitë vendase me kapital të huaj ashtu edhe operatorët bartës në vend të përfaqësuar nëpërmjet Shoqatës për teknologji informatike dhe komunikime, ashpër i kundërshtojmë këto pohime dhe gjatë njëkohësisht theksojmë që tërësisht i respektojmë të gjitha dispozitat ligjore të cilat kanë të bëjnë me punën tonë dhe jemi të tronditur nga kërcënimi që na është bërë publikisht nëpërmjet mediave sociale”, thuhet në komunikatën e Shoqatës për teknologji informatike dhe komunikime.
Operatorët i kundërshtojnë ndryshimet e fundit në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike të miratuara nga Kuvendi më 16.02.2020, si dhe në Dekretin me foecë ligjore të miratuar më 29.5.2020 me të cilën ata thonë që u është imponuar obligim retroaktiv për ri regjistrimin e të gjitha TV përmbajtjeve të huaja të cilat veç më janë të regjistruara në ASHAVM edhe atë në afat prej 60 ditësh.
Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.