Në vend ka mbi 400.000 parapagues të TV-shërbimeve (Infografik)

Sa qytetarë do ta humbin sinjalin televiziv është çështje që meriton kujdes pas paralajmërimit të operatorëve se do të ndalojnë me transmetim të programeve të të gjitha kanaleve, përveç RTVM-së, për shkak se nuk pajtohen me ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

https://e.infogram.com/js/dist/embed.js?JpJ

Sipas të dhënave të Agjecnisë për komunikime elektronike, numri i përgjithshëm i parapaguesve të TV-shërbimeve në tremujorin e dytë të vitit 2019-të ka qenë 412.728, që në lidhje me të njëjtën periudhë të këtij viti është rritur për 3,15%.

Pjesa e operatorëve në transmetimin e TV përbajtjeve deri te shfrytëzuesit përfundimtar në tremujorin e dytë të vitit 2019-të
Pjesa e operatorëve në transmetimin e TV përbajtjeve deri te shfrytëzuesit përfundimtar në tremujorin e dytë të vitit 2019-të

Pjesa e parapaguesve të televizionit kabllor është 51,29%, parapaguesit e IPTV (Aj-pi TV – televizioni nëpërmjet protokollit të internetit) kanë pjesë prej 32,23% derisa pjesa e parapaguesve të DVB-T (Dixhital Video Brodkasting) dhe televizionit satelitor është 11,08%, gjegjëissht 5,40%.

Prej 55 subjekteve të evidentuara në evidencën zyrtare të AKE-së për sigurimin e shërbimeve lidhur me radiodifuzionin, ashtu siç janë: transmetim dhe emetim të radio serviseve programe tokësore, ritransmetim të radioserviseve programore, ritransmetim të serviseve televizorë programore 51 subjekte kanë qenë aktive në tremujorin e dytë të vitit 2019-të.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.