Qeveria në seancën e fundit me propozim të ministrit për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski e ka miratuar Programin e ri për mbështetje të shtypit dhe distribuim të mediave të shtypit për vitin 2019.
Siç informon pres-shërbimi qeveritar, mjetet për realizimin e këtij programi, të konfirmuara me Buxhetin për vitin 2019 janë në vlerë prej 50.000.000 denarë, ndërsa Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut do të shpallë Thirrje publike për mbështetje të shtypit dhe distribuimit të mediave të shtypit për shfaqje të interesit për mjetet nga ky program në afat prej tre ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij programi.