Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes një kumtese ashpër e dënoi sulmin ndaj gazetarëve që natën e kaluar ka ndodhur në Shkup, duke i cilësuar këto incidente si të papranueshme dhe të palejueshme.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vlerëson se çdo sulm ndaj përfaqësuesve mediatik, fizik ose verbal, duhet ashpër të dënohet dhe sanksionohet, dhe në këtë drejtim u bëjmë thirrje institucioneve që urgjentisht t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme dhe të zbulohen dhe ndëshkohen autorët”, thuhet në kumtesë.
Siç kumtoi MPB, gazetarët Lupço Cvetanovski dhe Dejan Andonoviq mbrëmë ishin sulmuar nga një grup i personave të moshës rreth 20 vjet në afërsi të një objekti hotelierik në rr, “Esperanto”, në Shkup.
MPB ndërmerr masa intensive për zbardhje urgjente dhe të tërësishme të ngjarjes.