Radio e Maqedonisë dhe Marjan Cvetkovski janë dënuar me nga 2.000 euro për shkelje të heshtjes zgjedhore

Gjykata Themelore e Shkupi i ka shpallur fajtor Radio-Televizionin e Maqedonisë, gjegjësisht shërbimin e programit të Radios së Maqedonisë dhe personin përgjegjës, Marjan Cvetanovski për fajtorë për shkeljen e heshtjes zgjedhore. Gjykata u ka shqiptuar sanksione kundërvajtëse – gjoba për NPR RTVM RMA1 në lartësi prej 1.800 eurove, por edhe 200 euro gjobë për personin përgjegjës Marjan Cvetkovskin, thuhet në publikimin e shqyrtimit të procedurave kundërvajtëse për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020 të ASHMAA-së.

Aktgjykimi i këtillë vjen pas dorëzimit të kërkesës së Agjencisë së Shërbimit Mediatik për Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për shkeljen e heshtjes zgjedhore për shkak të transmetimit të lajmeve në disa ditarë ditore informative në shërbimin e parë programor të Radios së Maqedonisë më 14 korrik me deklarata të ish ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Shkupit, ASHMAA ka dorëzuar ankesë te Gjykata e Apelit, e cila duhet që të vendos për këtë procedurë kundërvajtëse. Përndryshe, Agjencia ka kërkuar që Radio e Maqedonisë të dënohet me 4.000 euro gjobë, ndërkaq 30% prej kësaj gjobe ta paguajë personi përgjegjës.

Përveç dënimit për Radion e Maqedonisë, ASHMAA e pret edhe epilogun e procedurës kundërvajtëse për Alsat M, e cila gjithashtu është dorëzuar në gjykatë nga ASHMAA për më 13 dhe 14 korrik lidhur me gjendjen e virusit korona dhe me aktivitetet e autoriteteve shëndetësore me deklaratë të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili gjithashtu ka rol të bartësit të funksionit në organet e pushtetit.

Përndryshe, televizioni Telma, për lajme të ngjashme të cilat i ka publikuar në ditarët informativë më 13 dhe 14 korrik është liruar nga përgjegjësia nga ana e Gjykatës Penale, por ASHMAA ka vendosur që të ankohet në Gjykatën e Apelit. Pas këtij hapi, televizioni Telma ka reaguar ndaj ankesës së dorëzuar nga ASHMAA, duke theksuar se kjo shtëpi mediatike ka informuar për shkak të interesit publik, gjatë lëshimit të dekalratave të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, në lidhje me gjendjen reale me krizën rreth KOVID-19 në vend.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.