ShGM do t’i promovojë dy publikime për sigurinë e gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nesër në ora 11.00, në Shtëpinë Evropiane (ish EU info-qendra) do t’i promovojë dy publikime në lidhje me sigurinë e gazetarëve, “Kronika për (pa)sigurinë e gazetarëve” dhe “Sulmet mbi azetarët dhe punonjësit mediatik më 27 prill të vitit 2017”, njofton Portalb.mk.

Kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski, para ca kohësh porositi se gazetarët nuk duhet të sulmohen për shkak të kryerjes së profesionit të tyre.

Added: “Porosia e dytë është për institucionet në Maqedoninë e Veriut para së gjithash për autoritetet gjyqësore se sulmet mbi gazetarët duhet të zgjidhen sa më shpejt me qëllim që të mbrohet demokracia në shtetin tonë”, tha Çadikovski.

Added: Sipas Çadikovskit, mosndëshkimi në mënyrë të pashmangshme çon në vetë-censurim, kufizon hapësirën për media të lira dhe bën profesionin të jetë jo tërheqës për të rinjtë.
Added: Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.