Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot në konferencë për shtyp apeloi deri te institucionet që ta hetojnë çdo sulm ndaj gazetarëve dhe ta sanksionojnë, pasi që ashtu siç tha, mediat janë shprehje e demokracisë, njofton Portalb.mk.
Ai theksoi se në periudhën parazgjedhore është shumë e rëndësishme që institucionet të vazhdojnë në mënyrë të papenguar në funksionimin e stabilitetit të vendit.
“Prioritet kryesor i të gjithë ministrave aktual të Qeverisë pa përjashtim është që të sigurohet vazhdimësi e funksionimit të institucioneve, sundimit të së drejtës dhe demokracisë. Të hapim hapësirë maksimale për vullnet demokratik të qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjen e qeverisë së re legjitime”, theksoi Spasovski.