Tre sulmet verbale të shoqëruara me kërcënime dhe keqtrajtim online ndaj gazetareve Maja Jovanovska, Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska në dy javët e kaluara, janë momenti i vërtetë të rikujtohemi në iniciativën e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) për ndryshim të Kodit Penal, me të cilin sulmi ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik do të trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar, thonë nga SPGM, njofton Portalb.mk.
“Me atë do të lehtësohet procedura dhe MPB dhe Prokuroria do duhet që patjetër sipas detyrës zyrtare t’i përndjekin ata të cilët marrin guximin të sulmojmë, keqtrajtojnë ose kërcënojnë gazetarët. SPGM që në vitin 2017-të ka hartuar analizë me rekomandime konkrete dhe ndryshime të Ligjit, ndërkaq iniciativa është rihapur në takimin me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska në tetor të vitit të kaluar. Edhe pse iniciativa parimisht ishte pranuar dhe mori mbështetje, ndryshimet ende janë në pritje”, thonë nga SPGM.
Sindikata i fton institucionet që të reagojnë dhe t’i ndërmarrin masat përkatëse për sanksionimin e sulmuesve dhe kërcënuesve, pasi që mosndëshkueshmëria paraqet vetëm nxitje për frikësimin e mëtutjeshëm dhe sulmin ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.