Thirrje për propozime dhe sugjerime për Ligjin e ri për qasje të lirë në informata

Ministria për Drejtësi së bashku me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, si dhe ministri pa resor i angazhuar për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, i ftuan qytetarët, organizatat qytetare, mediat dhe të gjitha palët e interesuara që të japin propozime dhe sugjerime për propozim-ligjin për qasje në informatat me karakter publik, i cili është duke u shkruar tani.

Propozimet duhet t’i përmbajnë këto të dhëna: emri dhe mbiemri i autorit të dokumentit ose propozimit, gjegjësisht emri dhe adresa e organizatës ose institucionit, dhe duhet të dorëzohen deri më 15 janar në Ministrinë për Drejtësi, në këtë adresë elektronike: cabinet@mjustice.gov.mk.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.