BDI me parashtresë në ASHAVM, Agjencia kërkon balans në emisionet debatuese të mediavе

Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike (ASHAAVM) dje ka pranuar parashtresë nga partia politike BDI, në të cilën ajo reagon për organizimin e emisioneve debatuese të mediave. Agjencia menjëherë i ka kontrolluar të dhënat nga monitorimi i përfaqësimit të deritanishëm mediatik zgjedhor, me ç’rast u ka apeluar mediave për balans gjatë organizimit të emisioneve debatuese.

“Radiodifuzerët, nëse vendosin të emitojnë emisione debatuese dhe lloje tjera të veçanta informative (duele, intervista, emisione informative aktuale, emisione të specializuara etj.), duhet të sigurojnë qasje të barabartë dhe drejtësi, balancim dhe paanshmëri. Në këto emisione, balanci, arrihet me respektim të parimit për proporcionalitet sipas numrit të listave të vërtetuara të kandidatëve, që donë të thotë se radiodifuzerët kanë për obligim t’i ftojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë numër të njëjtë të listave me kandidatë të konfirmuar, pavarësisht a bëhet fjalë për subjekte brenda apo jashtë parlamentit dhe pa marrë parasysh gjuhën në të cilën e emitojnë programin”, thuhet në komunikatën e ASHAVM-së.

Megjithatë, nga Agjencia njoftojnë që për formatin e këtyre emisioneve – duel (mes dy personave) ose debat (ndërmjet më shumë personave), vendosin vetë radiodifuzerët në pajtim me politikën e tyre të pavarur redaktuese.

“Vlerësimi se a janë përmbushur këto obligime bëhet pas përfundimit të fushatës, jo për secilin emision veçmas, por për serinë e intervistave në përgjithësi, të emisioneve debatuese ose dueleve që i organizon radiodifuzeri gjatë fushatës zgjedhore”, theksojnë nga ASHAVM.

Monitorimi i deritanishëm tregon që ka radiodifuzerë të cilët duhet të bëjnë përpjekje shtesë dhe t’i ftojnë në debate të gjitha subjektet me numër të njëjtë të listave për të siguruar balanc deri në fund të fushatës, thonë nga ASHAVM. Ndërkaq, ka raste ku pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore nuk pranojnë të marrin pjesë në emisione debatuese në disa media. Nga Agjencia sugjerojnë që radiodifuzerët këtë duhet ta bëjnë publike në emision dhe njëkohësisht, duhet të kenë kujdes sa herë do ta transmetojnë debatin për të mos krijuar çekuilibër.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.