Enti shtetëror për Revizion (ESHR) në Raportin e botuar të revizionit shpreh mendim të rezervuar në lidhje me prezantimin e vërtetë dhe objektiv të raporteve financiare të Agjencisë Informative të Maqedonisë (AIM) për vitin 2018 dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin, politikat dhe udhëzimet përkatëse.
Revizorët kanë konstatuar dobësi në sistemin e vendosur të kontrolleve të brendshme në punët e kontabilitetit dhe procesin e përllogaritjes dhe pagesës së pagave, punëve të sistemuara në mënyrë jo përkatëse, pa aktivitete të përcaktuara pune, si dhe plotësimin e disa prej tyre pa u përmbushur kualifikimet e kërkuara.
“Pesë persona nuk i plotësojnë kërkesat për punën në të cilën janë caktuar”, thuhet në raportin e auditimit.
Ata kanë konstatuar se te disa punë të sistematizuara janë parashikuar detyra identike të punës, megjithëse ato klasifikoheshin me shkallë të ndryshme të kompleksitetit dhe me pikë të ndryshme për paga.
“Nga gjithsej 136 vende pune të sistematizuara, janë parashikuar kualifikime të përgjithshme, me atë që për 45 vende pune si “profesion i kërkuar” është shënuar “të gjitha profesionet”, te 68 vende pune “gazetar” ndërsa në nivelin e arsimit që kërkohet është specifikuar vetëm niveli i arsimit ( VII/1 ose shkalla IV përgatitje profesionale)”, kanë konstatuar revizorët.
Revizorët venë në pah në raport se inventari i arkëtimeve të AIM nuk është në përputhje të plotë me legjislacionin dhe japin një rekomandim për të bërë inventar të plotë të arkëtimeve financiare nga klientët e tyre.
Në të njëjtën kohë, SAA konstatoi se dispozitat e marrëveshjeve e autorit për shërbimet e gazetarisë dhe korrespondencës nga agjencia ishin të paplota, lidhur me dorëzimin e provave për llogaritjen e kryer dhe pagesën e fondeve për shërbimet e kryera, duke rekomanduar udhëheqjen e AIM që të kontrollojë realizimi i marrëveshjeve për të drejtat e autorit.
Si një dobësi kyçe sistemore për funksionimin e agjencisë shtetërore të lajmeve, revizorët e kanë identifikuar nevojën për të rregulluar deri në fund bazën dhe metodën e financimit të AIM nga buxheti i shtetit.
Menaxhmenti i AIM ka dorëzuar përgjigje deri te ESHR për disa nga gjetjet e Revizorëve në draftin e përgatitur të raportit për revizionin e kryer për vitin 2018. Në fillim të marsit të këtij viti, Bordi drejtues i AIM e ka miratuar procedurën për procesin e përgatitjes, përllogaritjes dhe pagesës së pagave për punonjësit, me premtim se aktivitetet për miratimin e akteve të reja për organizimin dhe sistematizimin e brendshëm do të përfundojnë brenda 4 muajve.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, menaxhmenti i agjencisë së lajmeve ka nënshkruar marrëveshje kolektive me Sindikatën e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve të mediave, me të cilën ndër të tjera do të veprohet edhe për miratimin e akteve të reja për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës.
AIM ka vendosur verifikim dhe kontroll të faturave për kompensim t[ e marrëveshjeve për të drejtat e autorit, ndërsa në vitin 2019 u krye një inventar i plotë i kërkesave. Kah mesi i shkurtit të këtij viti, është realizuar shlyerja e kërkesave të vjetruara financiare.