Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar vendimin për t’i lejuar Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) të merr para nga buxheti shtetëror për monitorim të mediave për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.
“Në këtë seancë, Qeveria e ka miratuar vendimin për t’i dhënë mjeteve nga buxheti me sasi prej 5.277.000 denarëve apo (85.805 euro) Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, për ndjekje të aktiviteteve zgjedhore në vitin 2020” thuhet në kumtesën e Qeverisë, njofton Portalb.mk.
Ndryshe, radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe internet portalet janë të obliguara të regjistrohen në KSHZ, nëse ofrojnë reklamim të paguar-politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me kërkesën detyrimisht parashtrohet Gjendja rrjedhëse e lëshuar nga Regjistri qendror.